Posts

ALS, vëmendje për VIP-a

Anila Prifti    Me ALS (Sklerozë Amiotrofike Laterale), u njoha këtë fillim vere. Nuk kisha dëgjuar më parë për të. Kuptova mungesën e shakasë nga zëri i trishtë i specialistit nurolog në QSUT Altin Kuqi. Po më njoftonte për një realitet të ri. Nuk pata përceptim të saktë për rrezikun, por në imagjinatë një “vrasës” ishte nisur drejt nënës time. Në dispozicion për të shuar kureshtjen e frikësuar ishin vetëm pak orë. Çdo gjë; sikur shfletoje një libër të bardhë dhe dy radhë në fund për mbylljen dramatike. Mjeku u mjaftua me “më vjen keq, e kam të vështirë…” dhe me heshtjen e mëpasshme për të më treguar se ajo çfarë kërkoja të dija në pak minuta, nuk kishte lidhje me naivitetin, frikën, apo mëshirën. ALS është aty me ty! Të merr frymën, gjymtyrët, të shuan të qeshurën dhe të qarën, e gjitha kjo gjatë një procesi turture. Kurse ti, vetëm mund të jesh një dëshmitar i heshtur i dhimbjes së njeriut tënd. Mbaj mend mjekun, i cili u kujdes të më tregonte se sëmundja konsiderohej “sfidë e

ZEKTHI -Liria e Fjales ndryshe: Marshi i vdekjes -nga E.Kaceli

ZEKTHI -Liria e Fjales ndryshe: Marshi i vdekjes -nga E.Kaceli : Në një qytet të vjetër (antik) U çuan shpirtrat e vdekur dymijë vjet më parë. Të gjithë u strukën në shpellat e shpirtit Frika zapt...

Aishja e dashurisë dhe e vdekjes së shëmtuar

Image
Anila Prifti   Jo vetëm, sigurisht, por kushdo i informuar sadopak mbi krimin e 80 vjeçarit Shaban Norja në Xhafzotaj të Durrësit; vdekjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dhe historinë e të dyve, përballet me dilemen - edhe dashuri edhe vdekje e shëmtuar. Prej natyrshmërisë së tij, njeriu ka luftuar për të zgjedhur, dashurinë me më të mirin dhe vdekjen më të bukur. Aishja, një përjashtim?! Lehtshëm s’mund t`i përgjigjet kush. Mbase edhe vajza që shkoi, nëse do ti mundësohej një rrëfim në të përtejmen e disa-ve, s’do di të tregojë. Nuk besoj se do mund të fliste se si për katër vjet radhazi ndante aromën e trupit të saj me pulsimet toksike të një udhëtari shumë afër me nëntokën. Sikurse nuk mund të kuptojë se si, dhe sigurisht as s’do mund të na tregonte, si ajo e shihte veten në atë labirinth kundërshtish. Se s’kish si zgjidhte njeherazi prej një skeleti; edhe frytin e dashurisë, edhe dorën e vdekjes. Por, ajo ç`ka la pas kjo 18-

Kur natyra nuk fal!

Image
Anila Prifti U çmend natyra!!! Po çmendet e do të çmendet. E ka zënë keq me ne e fatin tonë të kudondodhjes. Vazhdon të bëjë presion me ujë duke na kërcënuar ekzistencën tonë dhe të sendeve tona. Tashmë përballë saj duket se jo vetëm që bie pesha e racionales për të mundësuar qëndrim, por edhe pesha e besimit të madh se natyra i fal lehtë gjërat e saj. Në të vërtetë edhe fal, e ndoshta më shumë se ndër ne e me ne s`ka falur gjëkundi. Kursimet e saj na kanë ngrehur shkretinave të mendjes se gjithçka është e jona, se duhet përderisa edhe kundra ligjeve të saj ne mund ta ngremë. Mund të fuqizojmë ngrehinën tonë në kohëpakohën e gjithçkasë që duhet të na përkasë me çdo kusht. E njëherë, kur ndoshta edhe vetë asaj (natyrës) i dalin kundër edhe ligjësitë e veta, atëherë mbetemi ne dhe ajo, si përballje të marra për të cilat s`ka gjykim, të gjykuar dhe gjykues. Kjo është ajo c`ka lehtë mendoj teksa shoh litarët e gjatë e të egërsuar të ujit në kërkim të shtratit të hershëm, e që ne njerëzit p

“Mafia e Re” , kriminelët shqiptarë kërcënim për botën

Image
Anila Prifti Pesë vite më parë, Kris Sueker, asistent-drejtori i FBI-së për Hetimet Kriminale, dha alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Lajmi u përcoll në CNN, ndërsa theksohej se, pas goditjeve të fundit ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e "La Cosa Nostra", e cila konsiderohej si kryemafia në SHBA. Sueker tha se, duke vepruar në Nju-Jork dhe në qytetet lindore të SHBA-së, "Mafia e re" është e sofistikuar dhe e dhunshme, aq sa konkurron mafien ruse. Një vit më parë, një raport i CIA-s për kriminalitetin e shqiptarëve, vuri në dukje se llogariteshin 2 500 padrino shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ku dhe ushtronin aktivitetin e tyre mafioz. Një raport tronditës hartuar nga investiguesit ndërkombëtarë do dalë së shpejti për “Mafian e Re” e cila shikohet si kërcenim real. Dje, një goditje u bë në Itali. Policia e Padovas sulmoi një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të drejtuar nga një familje shqiptare. Ban

Këpucë-hedhësit e medies

Image
Anila Prifti   Një grup gazetarësh dje hoqën këpucët e me to qëlluan muret e gurta të godinës së Kryeministrisë. Protesta, nga sa kuptova, ishte ndaj Kryeministrit Sali Berisha ose, më saktë, ndaj ish-mikut e mikut të shumë prej atyre që dolën në shesh e flisnin në emër të fjalës së lirë, apo në mbrojtje të gazetarit Mero Baze. Ky i fundit u sulmua nga një milioner shqiptar emocionalisht i pa kultivuar. Kur u njoftova për protestën e këtyre gazetarëve që si në çdo rast tjetër të kaluar, vendimet i marrin në zyra partiake apo, akoma më keq, në bare miqsh, mendova se mos do të marrin ndonjë tank nga ato të mbetura nga `97-a e fuqishëm e do të shembnin muret e qeverisë apo atë zyrën e “armikut” të tyre Kryeministër. Siç vijnë vegimet, ashtu edhe mendja ime dukej se po ndriçohej nga pak në këtë mugëtirë hipokrizie. Nuk ndodhi kështu, vetëm disa këpucë të panevojshme të tyre fluturuan që sipas po këtyre protestuesve simbolizonin protestë ndaj fjalës së lirë(!) Sa humor bëhet në këtë vend