Posts

“Mafia e Re” , kriminelët shqiptarë kërcënim për botën

Image
Anila Prifti Pesë vite më parë, Kris Sueker, asistent-drejtori i FBI-së për Hetimet Kriminale, dha alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Lajmi u përcoll në CNN, ndërsa theksohej se, pas goditjeve të fundit ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e "La Cosa Nostra", e cila konsiderohej si kryemafia në SHBA. Sueker tha se, duke vepruar në Nju-Jork dhe në qytetet lindore të SHBA-së, "Mafia e re" është e sofistikuar dhe e dhunshme, aq sa konkurron mafien ruse. Një vit më parë, një raport i CIA-s për kriminalitetin e shqiptarëve, vuri në dukje se llogariteshin 2 500 padrino shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ku dhe ushtronin aktivitetin e tyre mafioz. Një raport tronditës hartuar nga investiguesit ndërkombëtarë do dalë së shpejti për “Mafian e Re” e cila shikohet si kërcenim real. Dje, një goditje u bë në Itali. Policia e Padovas sulmoi një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të drejtuar nga një familje shqiptare. Ban

Këpucë-hedhësit e medies

Image
Anila Prifti   Një grup gazetarësh dje hoqën këpucët e me to qëlluan muret e gurta të godinës së Kryeministrisë. Protesta, nga sa kuptova, ishte ndaj Kryeministrit Sali Berisha ose, më saktë, ndaj ish-mikut e mikut të shumë prej atyre që dolën në shesh e flisnin në emër të fjalës së lirë, apo në mbrojtje të gazetarit Mero Baze. Ky i fundit u sulmua nga një milioner shqiptar emocionalisht i pa kultivuar. Kur u njoftova për protestën e këtyre gazetarëve që si në çdo rast tjetër të kaluar, vendimet i marrin në zyra partiake apo, akoma më keq, në bare miqsh, mendova se mos do të marrin ndonjë tank nga ato të mbetura nga `97-a e fuqishëm e do të shembnin muret e qeverisë apo atë zyrën e “armikut” të tyre Kryeministër. Siç vijnë vegimet, ashtu edhe mendja ime dukej se po ndriçohej nga pak në këtë mugëtirë hipokrizie. Nuk ndodhi kështu, vetëm disa këpucë të panevojshme të tyre fluturuan që sipas po këtyre protestuesve simbolizonin protestë ndaj fjalës së lirë(!) Sa humor bëhet në këtë vend

Historia e zinxhirëve dhe modeli presidencial

Image
Nga Anila Prifti   Shqiptarët janë nevrikë. Irritohen njësoj: si kur marrin pjesë në kortezhin e gjatë të një ceremonie varrimi, ashtu edhe pas dyerve të maternitetit, në pritje të lindjes së fëmijës... Portreti i tij sa është i ekzaltuar aq edhe ka mllef. Kështu, dy ditë më parë, pasi historia e familjes nga Peshkopia bëri xhiro në të gjitha mediet e botës, doli edhe Presidenti Bamir Topi. I irrituar për mbajtjen lidhur për 20 vjet me radhë të dy vajzave të sëmura në Peshkopi, po aq i shqetësuar u tregua për femrën shqiptare, e cila, sipas tij, tashmë duhet të emancipohet, por edhe të ketë fizionominë e misionares Nënë Tereza. Këtë të fundit po e lëmë ta diskutojmë njëherë tjetër, atëherë kur edhe Presidenti të kujtojë se shoqëria shqiptare, në përqindje më të madhe i përket besimit mysliman e më këtë tezë të Presidentit të tyre, mund të ndiheshin të fyera. Sikurse po anashkalojmë paralelizmin e tij, midis emancipimin të femrës shqiptare dhe dy femrave në zinxhir(!) Ndaj, këtë her

Zinxhirët e një shoqërie në verbëri

Image
Anila Prifti Një kasolle dje mbeti bosh. Mysafiri i vetëm i saj e braktisi. Mbërritën aty gjuetarët, e prej saj nxorën “egërsirën” nën zinxhirë. Të parët, ata që e lidhën me hekura, ishin të një gjaku me mikun e kolibes. Per te mos u turperuar, për të mos bërë zhurmë ose, meqenëse ngjasonte me një “bishë”, duhej lidhur dhe mbajtur larg nga njerëzit. Të dytët ishin “vrasësit” e zhurmës. Ia zgjidhën zinxhirët e trashë e të keqpërdredhur - për të mos dëgjuar për pak çaste ulërimën e tij - e për ta degdisur te një palë “zinxhirë” të rinj. Fatkeqi 25-vjeçar u bë preja e frymëzimit të tyre. Sot kasollja është bosh, por errësira ende aty; ashtu si te “Minjtë” e Dino Buxattit, që i detyruan Fisnikët të bëheshin Shërbëtorë e të vlonin qull në kazanë, ndërsa kacavirreshin në trupin gjysmë të zhulosur. Janë gjurmët e një shoqërie në verbëri, që nuk do të gjejë dot shpëtim. U tha se zgjidhen zinxhirët e një të sëmuri mendor në Fier, ashtu sikurse u tha se ishte i tillë, prandaj edhe ia

Pse dyshoj te shqiptarët...

Image
 Anila Prifti   Pse dyshoj, se shqiptarët janë të paaftë, për të qenë pjesëmarrës në Procesin e Ndryshimit? Mos kjo më ndodh, për shkak të vetëmosbesimit apo për shkak të frikës ndaj të panjohurës? Apo nga vetëvlerësimi i tepër kam frikë të besoj te të tjerët? Në fakt, nuk eshtë kështu. Kjo, për shkak se çdo ditë, në 19 vitet e fundit pas diktaturës, për mua ishte e panjohur, e re, e frikshme ose e bukur, me ngjyrë ose pangjyrë. Por edhe rezultatet, në marrëdhëniet e mija profesionale, më kanë treguar të kundërtën. Sikurse nuk jam mosbesuese, derisa transmetoj optimizëm e vullnet apo kërkoj ndihmë e delegoj detyra në çdo sferë të jetës. Nuk dua në këtë shkrim të injoroj bashkëqytetarët e mi. Mospasja i një ideje, për t’u larguar prej këtej, për shkak të këtij dyshimi, apo prejardhja dhe lidhjet e gjakut me shqiptarët e mëdhenj: Fishta e Gazullorët, asesi nuk më orientojnë drejt fyerjes për racën, së cilës i përkas edhe unë. Dyshoj, sepse, si reportere prej 16 vitesh, në bisedë me njer

Në botën e marrë...

Ti s'je veç një vizitor i trishtuar në këtë tokë të marrë.  Vargu i famshëm i Gëtes, për imazhin e ekzistencës së njeriut, godet frikshëm sot. Vrulli, me të cilën vijnë lajmet e ditës, ngjajnë me zhuzhutë e lodhshme në një urban, i cili, për 45 minuta i bie rreth e qark Tiranës. Kaq është metropoli i vendit, me dy milionë e gjysmë banorë të këtushëm. Në kaq pak kohë, dëgjon thjesht gjithçka ndodh në një vend për Kryeministrin, që kërkon central nuklear; për Presidentin, i cili pushon në mesditë në banesën e tij rrëzë Dajtit; për "Dosjet"; për vizitat "investiguese" në Gjermani; për Kodin... dhe... trillet e Daun Braën; për "Fazlliç" e për "Basha". Të gjithë flasin kudo dhe sido që t’u vijë për mbarë. Në këtë vend, fjala është e lidhur me ASGJË-në. Një mik shkruan... Recipienti ynë budallallepset me lirinë e fjalës së shndërruar në pallavër të mërzitshme, të fjalës që nuk hyn më në luftë me të keqen e që nuk bëhet asnjëherë vepër... Ekranet