Posts

Vermoshi, aty ku lutemi të mos shkelin “barbarët”

Image
Nga Anila Prifti Njeriu i sotëm, me përformancën e një dordoleci - trembës i shpendëve - ka shpirt shkatërrues dhe bën të lotojnë në dhimbje edhe malet. Por ende ekziston një “ishull” i kristianizmit, ku “barbari” s’ka mbërritur ende. Shfaqet madhështor një amfiteatër natyror, që të fal mrekullinë e qytetërimit tremijëvjeçar, që gjendet ende në një gjumë magjik! ...Ky është Vermoshi. Të mbërrish deri aty, nga Malësia e Madhe duhen ca orë rrugë nëpër male e leqe, ku të shumtën e kohës mbyll sytë të mos shohësh thellësinë, për të cilën vendasit të tregojnë se ka ende fantazma legjendash. E, nëse i referohesh ndonjë ndalese në rrëfim, prej tyre mëson se në vitin 1890, një familje dimëroi aty për arsye shëndetësore, porse nuk u largua më. Pesë vite më vonë këtu u ngritën 12 shtëpi dhe më 1909-n Vermoshi bëhet kryeqendra e Bajrakut të Selcës. Kështu shpjegohet fillesa e këtij vendi... Me firmosjen e Protokolli më 1925, katër vjet pas diskutimeve në Konferencën e Parisit, Vermoshi i mbeti pl

Të punësuar në Facebook

Nga Anila Prifti Prej kohësh, media po shfaqet e pangjyrë, asgjë nuk ndodh. Por orët për lajme të bukura e ato pozitive duket se kanë mbërritur. Numri i të papunëve në Shqipëri është ulur!- kështu njoftonte një nga televizionet që ndihet i afërt me qeverinë. Dhe natyrisht, vijon informacioni, kjo falë programit të Partisë Demokratike, e cila në fushatë premtoi përgjysmimin e të papunëve, por edhe të LSI-së, që u premtoi ithtarëve të tij 180 mijë vende pune. Një lajm i tillë duket sikur e ka kthyer entuziazmin edhe te partiakët e të dyja kaheve, të cilët ndihen më të qetë e nuk do u gjëmojnë veshët nga zhurma e të papunëve, si lukunia e ujqërve të uritur. Po lajmet duket se mbërrijnë me vonesë në zyrën e kreut të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Robert Bosch, tek ambasadori gjerman Bernard Borchard, apo tek ambasadorët e tjerë në Tiranë, të cilët prej ditësh paraqiten publikisht, duke i kërkuar opozitës futjen në Parlament, sepse, në të kundërtën, është kosto politike për ta

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Unë kam ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, në vendin e quajtur "Disko e shtetasit A.Zeneli", e cila ndodhet tek "Sheratoni". Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t'iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona për të më eliminuar. Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Në Itali kam mësuar se kishin dërguar njerëz për të më eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulzim Berisha si dhe të afërmit e viktimës. I gjendur në këto kushte, vendosa që me vullnetin tim të lirë të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë kam qenë pjesëmarrës. U nisa nga Italia dhe shkova në Au