Irvin D. Yalom:
Kur vendosa të shkruaja për Niçen, nisa të rishfletoja veprat e tij. Por shumë shpejt e kuptova se aforizmat e tij, apo mendimet e thella nuk do të më shpinin drejt asaj çfarë doja të shkruaja. Më pas e kuptova se duhej ta kapja atë në një moment të dëshpëruar të jetës së tij, pikërisht pas ndarjes që ai pati me Lou Salome më 1882, një aristokrate ruse, e cila më vonë u bë psikoanaliste. Por e kisha të vështirë të gjeja dikë që do të ishte psikoterapisti i tij. Isha në kërkim të një karakteri që i shkonte një libri, kur Breuer u shfaq në mendjen time. Ndoshta ai kishte qenë që në fillim të idesë sime për të shkruar këtë libër. Ndërsa u kërkoja studentëve të mi të lexonin Frojdin (shumë pak e lexonin atë), m’u kujtua libri i tij “Studimi i histerisë”, i cili ishte gjysmë i Breuer-it. Rasti i Anna O. përfshihej në të, kështu që më në fund u duk se e kisha gjetur terapistin për personazhin tim Niçen. Për të shkruar këtë libër më është dashur të rikthehem në Vjenë. Në studio lëvizja me hartat e vitit 1882.

Comments

Popular posts from this blog

DOSSIER - Rrëfimi i plotë i Adriatik Colit: Ja si funksiononte Banda e Durrësit

Une bija

Gjon Gàzulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV