Sunday, July 17, 2016

Thursday, July 14, 2016

Nene duhet te vdesesh !?


Me teper se dy vjet duke lenguar. Kete term dua te perdor per tia bere vetes me te lehte, se ne te vertete ti po vuan dhimbshem dhe padrejtesisht.
Nene duhet te vdesesh!?  S’kam degjuar gje tjeter qe kur ALS te zoteron ty. E thone te njohurit, te afermit, mjeket. Nder ta, asnje nuk i di dhimbjet e tua.
Ne rastin me te mire ndokush pati durimin te degjoje copez rrefimi per cfare ndodh ne shtepine tone.
As une nuk i di tmerret ne trupint tend dhe pse aty; deshmitare e syve qe nuk mbyllen asnjehere.  Sepse ashtu dyshon se bashkohesh me shpejt me boten tjeter. Ne ate bote ku  nuk do te shkosh; andej ku nuk dime çeshte dhe si eshte;  me e lehte te durosh deri ne agoni.
Do te qendrosh ne shtrat, edhe kur mbytesh me peshtymen tende; edhe kur nuk mund te perfundosh dot as gjysmen e gotes me lengun e sheges. Do te jesh aty, ne ate qe ne besojme se eshte bota e te gjalleve.
Nuk jam nga ato qe di te rrefehem, e rrefimi te ndihmoje dike tjeter. Sjam as ajo qe di te tregoj cilen jete po beje me ty shtrire, qe lutesh te te shpetoj.
Perpiqem sikur ti do te ngrihesh neser; edhe ne gjume te njejten enderr kam.  Por degjoj token te me lekundet nen kembe. Aty cdo gje e imja s’ka kuptim. Ti prape do ikesh.
Nese do te prekesha nga ALS, a do doja ti nenshtrohesha eutanazise?- i thashe dikujt.
Eshte nje sfide e veshtire per ne, dhe pse jo tamam viktima te nje kulture arkaike katolike që thotë se “Jeta eshte dhurate e Zotit”.
Mos te vuaje shume, me mire te vdes, me thone. Sa me shume degjoj dicka te tille, aq me e lige ndjehem. Ne heshtje them, jeto dhe nje dite, edhe nje ore. Do ikim gjithsesi, por jo tani.      



PS) Skleroza laterale amiotrofike (ALS), shpesh e referuar si “Sëmundjeva e Lou Gehrig” është një sëmundje progresive neurodegjenerative që prek qelizat nervore në tru dhe në palcë kurrizore. Neuronet motorike, vdesin tek të prekurit nga sëmundja ALS. Kur neuronet motorike vdesin, aftësia e trurit për të filluar dhe kontrolluar lëvizjen e muskujve humbet. Pacientët në fazat e mëvonshme të sëmundjes mund të bëhen krejtësisht të paralizuar.