Posts

Showing posts from November, 2009

“Mafia e Re” , kriminelët shqiptarë kërcënim për botën

Image
Anila Prifti Pesë vite më parë, Kris Sueker, asistent-drejtori i FBI-së për Hetimet Kriminale, dha alarmin për krimin e organizuar shqiptar. Lajmi u përcoll në CNN, ndërsa theksohej se, pas goditjeve të fundit ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e "La Cosa Nostra", e cila konsiderohej si kryemafia në SHBA. Sueker tha se, duke vepruar në Nju-Jork dhe në qytetet lindore të SHBA-së, "Mafia e re" është e sofistikuar dhe e dhunshme, aq sa konkurron mafien ruse. Një vit më parë, një raport i CIA-s për kriminalitetin e shqiptarëve, vuri në dukje se llogariteshin 2 500 padrino shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, ku dhe ushtronin aktivitetin e tyre mafioz. Një raport tronditës hartuar nga investiguesit ndërkombëtarë do dalë së shpejti për “Mafian e Re” e cila shikohet si kërcenim real. Dje, një goditje u bë në Itali. Policia e Padovas sulmoi një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të drejtuar nga një familje shqiptare. Ban

Këpucë-hedhësit e medies

Image
Anila Prifti   Një grup gazetarësh dje hoqën këpucët e me to qëlluan muret e gurta të godinës së Kryeministrisë. Protesta, nga sa kuptova, ishte ndaj Kryeministrit Sali Berisha ose, më saktë, ndaj ish-mikut e mikut të shumë prej atyre që dolën në shesh e flisnin në emër të fjalës së lirë, apo në mbrojtje të gazetarit Mero Baze. Ky i fundit u sulmua nga një milioner shqiptar emocionalisht i pa kultivuar. Kur u njoftova për protestën e këtyre gazetarëve që si në çdo rast tjetër të kaluar, vendimet i marrin në zyra partiake apo, akoma më keq, në bare miqsh, mendova se mos do të marrin ndonjë tank nga ato të mbetura nga `97-a e fuqishëm e do të shembnin muret e qeverisë apo atë zyrën e “armikut” të tyre Kryeministër. Siç vijnë vegimet, ashtu edhe mendja ime dukej se po ndriçohej nga pak në këtë mugëtirë hipokrizie. Nuk ndodhi kështu, vetëm disa këpucë të panevojshme të tyre fluturuan që sipas po këtyre protestuesve simbolizonin protestë ndaj fjalës së lirë(!) Sa humor bëhet në këtë vend